HOLANDA

REUTERS/Arkiv
Van der Vaart, pa Botëror!
28 May, 2014 @13:03
Përzgjedhësi holandez, Louis Van Gaal, do të mbetet pa shërbimet e mesfushorit me përvojë, Rafael Van der Vaart në Kampionat Botëror që nis muajin e ardhshëm.
Van der Vaart ka pësuar një lëndim në stërvitjet e Holandës në kampin portugez, ku janë duke qëndruar aktualisht. Ai pritej të jetë njëri nga lojtarët bazë të Holandës dhe pjesë e sigurtë e 23-shes që do të udhëtojnë për Brazil, njofton Goal.com sot, duke bërë të ditur se mesfushori nuk do të arrijë të shërohet plotësisht për Botëror.
Holanda do të takohet me Spanjën, Australinë dhe Kilin në Grupin B kualifikues për të kërkuar 1/16 e finales së Botërorit.
Holanda është nënkampione Botërore aktualisht, pasi që kishin humbur finalen e Botërorit të fundit në Afrikë të Jugut nga Spanja 1-0, kur kishte shënuar Andres Iniesta për trofeun e parë të Spanjës.