MEDIA

REUTERS/Arkiv
Ëndrrat para Botërorit
29 May, 2014 @10:26
Çdo futbollist ka një ëndërr diku thellë në vete, para nisjes për në Kampionat Botëror.
E kush çka ëndrron sjell BBC në një reportazhë të saj.
Wayne Rooney ANGLI - Ëndrra ime është që të zbavis tifozët dhe të bëj krenar vendim tim.
Cesc Fabregas SPANJË - Të shënoj golin e fitore në finale të sivjetshme.
Yaya Toure BREGU I FILDISHTË - Do të ishte ëndërr që një ekip afrikan të luante në finale të Kupës së Botës.
Didier Drogba BREGU I FILDISHTË - Të fitojmë Kupën e Botës dhe ta dërgojmë këtë në shtëpi, në Bregun e Fildishtë.
Diego Forlan URUGUAJ - Do të ishte ëndërr po të arrinim t’ia dalim deri në fund, pasi që kjo mund të jetë Kupa e fundit e Botës për mua.
Tim Cahill AUSTRALI - T’i fitojmë të gjitha ndeshjet në fazën grupore.
Kevin-Prince Boateng GANË - Të luajmë në finale kundër Gjermanisë.
Paul Pogba FRANCË - Një hat-trick dhe trofeun në fund.
Carlos Queiroz, trajner, IRAN - Të dalim nga grupi duke luajtur me krenari.