LIGA E PARË
TOPSPORTI / ARKIV
Brenda një afatit kalimtar, portieri transferohet te dy skuadra!
27 January, 2022 @11:34
Ndonëse në fillim të këtij muaji u transferua te skuadra prizrenase A&N, sot Armend Ruxhi është transferuar te një skuadër tjetër.
Përmes një postimi në Facebook, Vushtrria ka njoftuar se në radhët e saj e ka transferuar Armend Ruxhin, portierin e mirënjohur të futbollit kosovar.
Kështu, brenda një afati kalimtar, portieri në fjalë është transferuar te dy skuadra të ndryshme!
Sipas postimit të klubit, ky do të jetë përforcimi i fundit i Vushtrrisë këtë afat kalimtar. Më herët gjatë afatit kalimtar Vushtrria ka sjellur në radhët e saj futbollistët Egzon Rafuna, Zaid Nikaj, Mario Teqja, Dior Zabërgja, Leart Emini si dhe dy talentët premtues Medin Gashi dhe Amsal Krasniqi.