SELEKTORI
Bunjaki viziton kampionët dhe shikon finalen
26 May, 2016 @18:42
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, do të qëndrojë në Kosovë prej datës 28 deri më datën 30 maj 2016 ka bërë të ditur FFK-ja.
Ai do të vizitojë kampionin e rishpallur të Kosovës, Ferronikeli, ndërsa do të shikojë nga afër edhe finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Gjithashtu, më 29 maj në ora 13 ai do të jetë në shërbim të gazetarëve në një konferencë të paralajmëruar të shtypit në hotelin Emerald.