FERRONIKELI
Renovime 90%
26 May, 2016 @18:03
Kampioni i dyfishtë i Kosovës në futboll, Ferronikeli, sot përmes faqes zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratat e 90%-shit të lojtarëve të saj aktual.
Kështu përveç trajnerit Afrim Tovërlani dhe ndihmësve të tij, që renovuan ditë më parë kontratat me klubin kampion, ekipi ka vazhduar edhe me Fidan Gërbeshin, Behaq Maliqin, Lulzim Doshlakun, Mentor Zhdrellën, Bujar Shabanin, Burim Qorrin, Mendurim Hotin, Flamur Nezirin, Përparim Livorekën, Mark Milicajn, Mevlan Zekën, Ardian Limanin, Astrit Thaçin dhe Haxhi Shalën.
Për më tepër, ekipi pritet të bëj të ditur edhe përforcimet e reja të skuadrës shumë shpejt. Ndërsa prezentimi i skuadrës për edicionin e ri të garave pritet të bëhet më 30 maj në ora 14.