NGA KONFERENCA
Bushi planifikon boshtin e kombëtares U-21
Teksti: FSHF
17 January, 2017 @12:00
Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi planifikon grumbullimin e parë nën drejtimin e tij të skuadrës, që pas emërimit në krye të Shpresave.
Gjatë një dalje publike për mediat në FSHF, Bushi theksoi se ka planifikuar dhe do të nisë në Durrës ditën e mërkurë edhe një plan stërvitor disa ditor me futbollistë kryesisht të ardhur nga jashtë.
Lista e të përzgjedhurëve të trajnerit Bushi për këtë grumbullim në Durrës evidentonte edhe disa futbollistë të cilët luajnë me skuadra si Hajduk Split apo edhe Young Boys.
Sipas trajnerit kjo kohë do të shërbejë për ndërtimin e boshtit të skuadrës shpresa. Për teknikun e Shpresave në këtë grumbullim janë thërritur vetëm ata lojtarë që janë lejuar për këtë periudhë të vijnë nga klubet e tyre ku dhe janë.
Pjesa më e madhe e të ftuarve janë nga Kosova, por bëjnë pjesë në këtë grup edhe futbollistë që kanë qenë kontigjent i skuadrës U-17.