NGA PODUJEVA
Namani drejt Kroacisë
16 January, 2017 @23:19
Futbollisti i Llapit, Hamdi Namani, i cili ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit me ekipin bardhekaltër nga Podujeva, tashmë ka udhëtuar në Kroaci bashkë me kryetarin e klubit llapjan, Nexhat Dumnica, për të shqyrtuar 2 ofertat që i kanë ardhur në adresë të klubit.
Namani është përzgjedhur edhe në 11-shen më të mirë të Superligës për vitin 2016, ndërsa ekipi i Llapit ka përfunduar vjeshtën si nënkampion në Superligë.
“Nuk ka të bëjë me prova, por me negociata. Cilësitë e futbollistit janë të njohura për dy klubet e interesuara dhe ata po e kërkojnë atë qe një vit,” është cituar Dumnica nga faqja zyrtare e Llapit, llapifc.com, duke mos bërë të ditur emrat e klubeve.