NË PRIZREN
Liria i kthehet stadiumit
16 January, 2017 @23:23
Pas daljes nga minusi i madh i temperaturave në Prizren, futbollistët e Lirisë kanë lënë palestrën e sporteve “Sezai Surroi” ku i zhvillonin përgatitjet për stinorin e ri dhe i janë rikthyer stadiumit “Përparim Thaçi”.
Ekipi ka vazhduar punën nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës, Agron Beseni, ndërsa është parë një atmosferë e mirë te futbollistët që nga ambienti i mbyllur kanë dalë përsëri në atë të hapur përkundër borës në stadium.