SINAN BYTYQI
Bytyqi konfirmon zgjedhjen
16 August, 2016 @18:18
Futbollisti i talentuar i Manchester Cityt, Sinan Bytyqi, ka konfirmuar nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Instagram, vendimin për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës.
“Faleminderit për gjithçka Austria, por vendimi im është të luajë për vendlindjen time, Kosovën,” ka sqaruar 21 vjeçari.
Bytyqi është bërë futbollisti i katërt që ka pranuar publikisht të luajë për Kosovën pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës.
Mesfushori ofansiv më parë ka luajtur për grupmoshat U17, U18, U19 dhe U21 të Austrisë.