TAULANTI
Xhaka mbetet kuqezi
16 August, 2016 @10:41
Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka, ka konfirmuar për të përditshmen sportive, Panorama, se do të mbetet kuqezi.
Gazeta tiranase ishte interesuar ta dijë nëse edhe Taulanti do të shkojë hapave të Milot Rashicës, Herolind Shalës e Alban Mehës, ku këta të fundit vendosën që të përfaqësojnë Kosovën tash e tutje.
Mirëpo, Xhaka i madh i ka qenë i qartë.
“Sigurisht që do të jem. Pse ma bëni shpesh këtë pyetje?! Unë nuk jam i detyruar të përgjigjem sa herë që dikush shkruan diçka sipas dëshirës. Qëndrimi im dihet dhe nuk e ndërroj,” është treguar kategorik Xhaka.
Shqipëria do t’ia nis kualifikimet për “Rusia 2018” më 5 shtator ku pret Ish-RJ Maqedoninë në Shkodër.