MEDIA
Hyka përfiton nga largimi i Rashicës e Shalës
16 August, 2016 @8:43
Mesfushori shqiptar që po kalon stinorin e shtatë në Luzern të Zvicrës, Jahmir Hyka, ka përfituar ftesë në kombëtaren shqiptare, me deklarimin e Milot Rashicës e Herolind Shalës që të luajnë për Kosovën.
Njoftimin e kanë dhënë mediat shqiptare mbrëmë, duke treguar se Gianni De Biasi me telefon u ka bërë të ditur se Hyka ka pasur rritje në cilësi në vitet e fundit dhe mund të ftohet te kuqezinjtë.
“Shqipëria do të nis kualifikimet nga grupi i lojtarëve që luajti në “Franca 2016”, por edhe nga lojtarë si Jahmir Hyka e Rey Manaj. Hyka ka pasur ngritje të lartë vitet e fundit në Zvicër, ndërsa Mandaj do ta ketë mundësinë të luajë rregullisht,” shkruhet të ketë thënë De Biasi përmes telefonit në Supersport.
Shqipëria nis ciklin kualifikues për “Rusia 2018” më 5 shtator kur në Shkodër pret ish-RJ Maqedoninë.