PENSIONIMI
Podolski i thotë lamtumirë kombëtares
15 August, 2016 @19:39
Lukas Podolski bëri të ditur nëpërmjet mediave sociale se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares, pas 130 paraqitjeve dhe 48 golave të shënuar.
“Pas 12 vitesh, koha erdhi. Dua t’ju tregoj se e kam njoftuar trajnerin Löw se nuk do të jem më pjesë e kombëtares. Tani dua të përqëndrohem më shumë klubi dhe sidomos te familja. Ndihem krenar për kohën që kalova me kombëtaren. Tashmë do të jem vetëm një tifoz i Gjermanisë.” - shkroi mes të tjerash 31-vjeçari.
Paraqitja e 130-të dhe e fundit e sulmuesit të lindur në Poloni ishte si rezervë në fitoren 3-0 të Gjermanisë kundër Sllovakisë në Evropian. Vetëm Klose (137) dhe Matthäus (150) kanë më shumë paraqitje për Gjermaninë sesa Podolski.