I KATËRTI
Sinan Bytyqi, futbollisti i radhës te Kosova
16 August, 2016 @13:27
Mesfushori i ri i Manchester Cityt, Sinan Bytyqi, është lojtari i radhës që i ka thënë “PO” ftesës së Kosovës.
Njoftimin e ka dhënë zyrtari i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, përmes një njoftimi në faqen e tij të Facebookut pak më parë.
Bytyqi është bashkëlojtar me Bersant Celinën te City, ndërsa tash do të kenë mundësinë që të njejtën ta bëjnë edhe për Kosovën në kualifikime për “Rusia 2018”.
Bytyqi është 21 vjeç aktualisht dhe ka qenë pjesë e Austrisë U-17, U-19 dhe U-21 deri më tani. Ai është i lindur në Prizren.