Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BISEDIMET LAZIO - FENERBAHCE

Caicedo, Bastos + miliona për Muriqin

Caicedo, Bastos + miliona për Muriqin


20 August, 2020 @12:34

Bisedimet ndërmjet Fenerbahçes dhe Lazios lidhur me transferimin e Vedat Muriqit në ekipin romak, kanë ardhur në një fazë tjetër.

Edhe pse transferi i sulmuesit të Kosovës duket punë e kryer, sipas së përditshmes Takvim, Fenerbahçe ka refuzuar ofertën prej 16+3 milionë eurove që të pagohet në këste në tre vitet e ardhshme.

Dhe si kundër-përgjigje kësaj oferte të Lazios i kanë kërkuar dy futbollistët e saj dhe 15 milionë euro, për ta liruar Muriqin.

Muriqi

Felipe Caicedo dhe Jacinto Bastos janë dyshja e lojtarëve që po i kërkon Fenerbahçe si dhe shumën prej 15 milionë eurove për ta liruar kosovarin drejt Romës.

Në anën tjetër, Lazio ka kërkuar afat një-javor për të shqyrtuar një mundësi të tillë të kryerjes së transferit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A