FINALJA

Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve
14 May, 2021 @17:16
Finalja e sivjetshme e Ligës së Kampionëve do të luhet më 29 maj ndërmjet skuadrave angleze Manchester City dhe Chelsea.
UEFA ka njoftuar se këtë finale do ta drejtojë bashkëkombësi i trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, gjyqtari spanjoll, Antonio Mateu Lahoz.
Për spanjollin 44-vjeçar, që ka ndarë drejtësi në gjashtë ndeshje të këtij kompeticioni gjatë këtij stinori, kjo do të jetë finalja e parë për të në ligën më të fortë evropiane.
Ndërkaq në finalen e Europa League që luhet më 26 maj ndërmjet Villarrealit dhe Manchester Unitedit, gjyqtar kryesor do të jetë francezi Clement Turpin.