OLIMPICO
Cana i plotë, Lazio në vend të tretë
13 December, 2014 @22:55
Lazio ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë në Serie A, pas asaj ndaj Parmës xhiron e kaluar.
Viktimë e Biancocelestëve ka qenë Atalanta që është mposhtur 3-0 në Olimpico të Romës.
Kapiteni kuqezi, Lorik Cana, ka qenë i plotë në ndeshje dhe ka luajtur i sigurtë në mbrojtje, duke e përfunduar ndeshjen pa gol të pranuar, derisa ekipi i tij fitoi.
Me fitore, Lazioja ka kaluar në vend të tretë të tabelës dhe tashmë aspirata e klubit romak mendohet të jetë - Liga e Kampionëve.