Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DETYRA E PARË NË ITALI

Cannavaro bëhet për herë të parë trajner në një ekip italian

Cannavaro bëhet për herë të parë trajner në një ekip italian


21 September, 2022 @18:51

Njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në histori të Italisë, Fabio Cannavaro, pas aventurave të tij në Kinë me ekipet Guangozhou Evergrande dhe Tianjin Quanjian - për herë të parë do të drejtojë një skuadër italiane të futbollit.

Fabio Cannavaro

Cannavaro 49-vjeçar zyrtarisht u emërua si trajner i ri i ekipit nga Serie B, Benevento. Ai do të zëvendësojë të larguarin Fabio Caserta. Benevento aktualisht është i 13-ti në renditje me shtatë pikë të fituara.

Fabio Cannavaro

Fituesi i Botërorit 2006 ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ekpin në fjalë, ndërsa në Kinë ai ka pasur mesatare prej 2.06 pikëve për ndeshje në 126 ndeshje të drejtuara, duke fituar një titull kampioni dhe një kupë të Kinës.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A