INTER
Carew në vend të Militos
26 February, 2013 @17:54
Pas lëndimit të ligamenteve të gjurit të sulmuesit argjentinas, Diego Milito, skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me norvegjezin, John Carew.
Carew ka mbërritur në aeroportin e Milanos dhe pas përfundimit të testeve mjekësore, pritet të nënshkruaj kontratë katër mujore me nerazzurrët që do të ketë vlerë prej 300 mijë eurove.
“Jam i gatshëm për të luajtur. Kam stërvitur rregullisht në muajt e fundit dhe jam në formë të mirë,” ka thënë Carew për gazetarët italian, menjëherë pasi mbërriti në aeroport.
Sulmuesi 33 vjeçar që nga muaji korrik i vitit të kaluar, kur u largua nga skuadra angleze West Ham United, ka mbetur pa ekip.