MADONINNA
Gjoba për Interin dhe Marion
26 February, 2013 @15:09
Derby della Madoninna nuk ka shpëtuar pa gjoba. Pas gjesteve dhe fyerjeve raciste nga tifozët e Interit, klubi neroazzurrë është gjobitur me 50 mijë euro.
Derisa nuk ka shpëtuar as sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, i cili ka bërë një gjest fyes ndaj tifozërisë së ish ekipit të tij, Inter.
Balotelli është gjobitur me 10 mijë euro. Derbi ndërmjet Interit dhe Milanit përfundoi me barazim 1-1.