LAUDRUP
Jo, Real Madridit
26 February, 2013 @12:59
Një anketë e të përditshmes spanjolle “As” ka nxjerrë trajnerin e Swanseat, Michael Laudrup, si trajnerin më të kërkuar nga votuesit, pas pyetjes “Kush do të dëshironit ta udhëheqte Real Madridin nëse Jose Mourinho shkon stinorin tjetër?”
Mbi 40 mijë votues i janë përgjigjur anketës, derisa danezi Laudrup ka marrë 78% të votave, e pas tij kanë ardhë Rafael Benitez me 14% dhe Carlo Ancelotti me 8% të votave të përgjithshme.
Mirëpo, mbrëmë Laudrup iu ka dhënë një përgjigje dëshirave të madrilenëve duke thënë se, “Kam kontratë me Swansean edhe një stinor dhe dua ta çojë atë deri në fund.”
Laudrup i ka sjellë Swanseat këtë stinor trofeun e parë në histori të klubit.