Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI G: BRAZILI - ZVICRA

Casemiro kualifikon Brazilin!

Casemiro kualifikon Brazilin!


28 November, 2022 @19:23

Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro, ka shënuar një gol të bukur për t’ia siguruar pesë herë kampionit të Botës Brazilit, fitoren ndaj Zvicrës dhe sigurimin e fazës së një të tetës së finales së garës.

Brazil

Përndryshe një takim i zymtë u jetësua kur shtatë minuta para fundit Casemiroja la të ngrirë Yann Sommerin, pasi që goditi me të parën për të shënuar për fitore. Brazili 1-0 Zvicra [Casemiro 83]

Brazili nga dy ndeshjet e para të grupit arrin dy fitore dhe me pikë maksimale ka siguruar kualifikimin. Në anën tjetër Zvicra ishte kompakte, por pa asnjë rast konkret, ndërsa nuk iu regjistrua asnjë shut në portë të Brazilit.

Brazil

Djelmoshat e Tites kishin shënuar më parë, por goli i Vini Jr nuk u llogarit për shkak të ofsajdit, që e kuptoi VAR-i. E pikërisht kur ekipi i Murat Yakinit nisi të mendojë se po shkëput një pikë nga Brazili, ata pësuan dhe festa shkoi te kanarinat në Stadiumin 974 të Katarit! Xherdan Shaqiri nuk luajti në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi muskular.


 
Të gjitha lajmet nga