Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID - SEVILLA

Casemiro në formë, Reali lider!

Casemiro në formë, Reali lider!


18 January, 2020 @17:55

Pas triumfit në Superkupën e Spanjës, Reali ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e La Ligës ndaj Sevillës në shtëpi.

Pjesa e parë kaloi me një vendim të VAR-it në favor të Real Madridit që krijoi shumë diskutime, e më pas fitorja e madrilenëve erdhi në pjesën e dytë.

Dy herë në listën e golashënuesve u shënua Casemiro, i cili shënoi në minutat 57’ e 69’, për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij. Në anën tjetër për Sevillën golshënues i vetëm sot ishte Luuk de Jong (64’) dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-1.

Fitorja e shënuar sot bën që Reali momentalisht të jetë në krye të tabelës, me Barcelonën që ndeshjen e xhiros nuk e ka zhvilluar ende. Ndërkohë, Sevilla edhe këtë sezon do të luftojë për top4.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga