Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IKER CASILLAS

Casillas pensionohet si 39 vjeçar

Casillas pensionohet si 39 vjeçar


4 August, 2020 @14:59

Ish ylli i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, i ka dhënë fund futbollit aktiv me 39 vjet.

Ai ka bërë 725 paraqitje me Real Madridin gjatë 16 viteve të kaluara në Santiago Bernabeu, ndërsa ka fituar tre tituj të kampionit evropian dhe pesë të La Ligas.

Gjithashtu, ai u bë pjesë e historisë së Spanjës duke fituar Kupën e Botës 2010 dhe Kupën e Evropës 2008 dhe 2012.

Casillas iu bashkua Portos në vitin 2015, por nuk luajti për skuadrën që prej prillit të vitit të kaluar pasi që kishte një sulm në zemër.

Real Madrid ka komunikuar se Casillas ka qenë portieri më i mirë në historinë 118 vjeçare të klubit. Ai i ishte bashkuar madrilenëve në moshën 9 vjeçare.

Mund të them pa hezimit se kam bërë një rrugëtim drejt destinacionit të ëndrrave,” ka thënë ndër të tjera Casillas gjatë komunikimit të tij për pensionim nga futbolli aktiv, përmes llogarisë së tij në Twitter.


 
Të gjitha lajmet nga International