DERI KUR SHTYHEN NDESHJET!
Ceferin paralajmëron anulimin e Championsit dhe Europa Ligës
5 April, 2020 @22:34
Kreu i UEFA-së, slloveni Aleksander Ceferin, ka bërë të ditur sot se dy garat më të rëndësishme të UEFA-së, Liga e Kampionëve dhe Europa Liga, mund të anulohen këtë stinor, nëse telashet me coronavirus kapin muajin shtator!
Të dyja garat janë të pezulluara aktualisht deri në një njoftim tjetër.
Në ZDF Sportstudio Ceferin ka thënë qartë, “Ne nuk mund të luajmë në shtator ose tetor sezonin 2019/20. Nëse autoritetet s’na lejojnë të luajmë deri në muajt e verës, më tutje s’mundemi as ne.”
Sa i përket mundësive tjera për zhvillimin e ndeshjeve Ceferin ka theksuar se më mirë është që ndeshjet të zhvillohen, nëse krijohen kushte, pa publik dhe njerëzit t’i shohin ato përmes TV-ve sesa mos të luhen hiq.
“Njerëzve u duhet futbolli dhe e duan atë sepse sjell energji pozitive në shtëpitë e tyre,” ka shtuar njëshi i futbollit evropiann.