SHQIP në BOTË

Çekiçi shkëlqen, Voca 17min, për të prerë serinë e liderit
3 March, 2021 @19:29
Skuadra e Ankargucut e mposhti Galatasarayin me rezultat 2-1 dhe ia ndërpreu serinë prej 8 fitoreve rresht.
Ibrahim Akdag shënoi golin e parë e Ankaragucut nga pika e bardhë në minutë e parë të shtesës në pjesën e parë, derisa e dyfishoi epërsinë Saba Lobjandize (55’).
Dy minuta pas golit, u ndëshkua me karton të kuq sulmuesi i Gallatës Mostafa Mohamed.
Goli i Galatasarayit erdhi në minutën 90+2’ nga Muhammed Kerem Akturkoglu, derisa nuk mjaftoi koha për ta barazuar rezultatin.
Endri Çekiçi startoi në këtë ndeshje nga fillimi dhe ishte njëri ndër më të mirët, kurse Idriz Voca hyri në fushë në minutën e 73’ dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90’.
Me këtë humbje Galatasarayi rrezikon kreun. Me një ndeshje më shumë gjendet në pozitën e parë me 57 pikë, sikurse Besiktasi në vendin e dytë e me një ndeshje më pak, derisa Ankaragucu me 23 pikë gjendet në pozitën e 19 në Superligën Turke.