Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

Celtic i pashpresë në Torino

REUTERS/Russell Cheyne

Celtic i pashpresë në Torino


6 March, 2013 @10:22

Gjigandi skocez, Celtic, ka marrë goditjen nga Juventusi që në ndeshjen e parë dhe vetëm ndonjë mrekulli mund t’ia mundësojë atyre rikthimin në Torino. 

Ndeshja e parë ka qenë një tregim ku vendasit skocez sulmonin dhe huqnin, derisa Juventusi me kundërsulme shënonte. 

Sidoqoftë, Juventusi është forcë e padiskutueshme në Juventus Arena. Ata aty vështirë që pranojnë gol. Derisa skocezët nuk kanë as ndonjë ekip me lojtarë që mund të shpresojnë për më shumë. 

Celticu për sonte ka të lënduar mbrojtësin Scott Brown dhe krahun e djathë, Mikael Lustig. Derisa Juventusi pritet të mos inkuadrojë Nicolas Anelkan, Martin Caceresin dhe Paolo De Ceglien, pasi që janë në ditën e fundit të rikthimit nga lëndimi. 



CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:

20:45, Juventus Stadium, Torino Juventus - Celtic (3-0) rezultati i ndeshjes së parë Gjyqtari kryesor: Firat Aydinus (Turqi)


KUOTAT E WILLIAM HILL:

1 Juventus fiton - 1.36 Barazim - 4.33 Celtic fiton - 10.00

 
Të gjitha lajmet nga Champions League