REFEREE
Reagimet ndaj gjyqtarit
5 March, 2013 @23:16
Njërin prej roleve kryesore në ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Real Madridit, padyshim që e luajti gjyqtari turk, Cüneyt Çakır.
Çakır në minutën 55’ të ndeshjes e nxorri kartonin e kuq nga xhepi për t’ia drejtuar Luis Nanit, i cili kishte bërë një ndërhyrje të pa kontrolluar ndaj Alvaro Arbeloas.
Vendimi i tij bëri që trajneri i Manchesterit, Alex Ferguson, të ngritet në këmbë dhe të reagoj ashpër, ndërsa në fund të ndeshjes lojtarët e Manchesterit e rrethuan gjyqtarin duke e duartrokitur atë në shenjë proteste.
Kritikat në drejtim të gjyqtarit turk kanë ardhur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Në Twitter Kevin Prince Boateng ka cicëruar duke thënë se gjyqtari e ka prishur lojën, derisa Vincente Kompany ka shkruar shkurt se ndërhyrja e Nanit asnjëherë nuk duhet të ndëshkohet me të kuqe.