CHAMPIONS
Dortmundi ferr për Shakhtarin
5 March, 2013 @22:21
Borussia Dortmund është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pa shumë vështirësi. Në ndeshjen e kthimit të luajtur në Signal Iduna Park të Dortmundit, ekipi gjerman arriti të fitojë me rezultat 3-0, duke e eliminuar kështu Shakhtarin me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Rezultati u thye pas gjysmë ore lojë kur qendërmbrojtësi i Dortmundit, Felipe Santana shënoi me kokë pas krosimit të Mario Gotzes. Ky i fundit, vetëm gjashtë minuta më vonë ishte realizatori i golit të dytë për skuadrën e tij duke shënuar nga një pozitë të volitshme pas asistimit të sulmuesit polak Robert Lewandowski.
Golin e tretë për gjermanët e shënoi një tjetër polak, Jakub Blaszczykowski, të cilit u desht vetëm ta prek topin pasi portieri mysafir Pyatov nuk mundi ta reagoj siç duhet në goditjen e fortë të Ilkay Gundoyanit.
REZULTATI
Borussia Dortmund - Shakhtar Donetsk | 3-0 |