CHAMPIONS
Reali shijon ëndrrën në teatër
5 March, 2013 @22:24
Skuadra spanjolle Real Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mbretërit në revanshin e ndeshjes së përfunduar 1-1 në Santiago Bernabeu, arriti të fitojë ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-2 në Old Trafford.
Goli i parë i ndeshjes u realizua me autogolin e Sergio Ramosit, i cili nuk mundi ta largoj topin e krosuar nga Nani.
Pas golit të Manchester Unitedit, Reali filloi t’i shpeshtojë sulmet, ndërsa vendimi i gjyqtarit të ndeshjes për ta përjashtuar nga loja Nanin në minutën 56’ ishte sikur qërshija mbi tortë.
Epërsinë e një lojtari më shumë në fushë, Mourinho e shfrytësoi duke e inkuadruar në lojë Luka Modricin në vend të Arbeloas, i cili edhe shënoi golin e barazimit shtatë minuta pasi hyri në fushë duke goditur furrishëm nga distanca.
Vetëm tre minuta më vonë Cristiano Ronaldo e ngriti ekipin e tij në epërsi duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Gonzalo Higuainit.
Në vazhdim të ndeshjes megjithëse kishte raste të volitshme nga të dyja palët, portat mbetën të paprekura.
REZULTATI
Manchester United - Real Madrid | 1-2 |