GIGGS
Mileniumi pa shije
5 March, 2013 @23:29
Ndeshja e sontme i ka mbetur në fyt futbollistit të Manchester Unitedit, Ryan Giggs.
Giggs në karrierën e tij profesionale, sonte kundër Real Madridit luajti për herë 1000-të.
Futbollisti uellsian, me 39 vjetët e tij, në këtë ndeshje ishte njeriu më i moshuar në fushë, duke përfshirë këtu edhe gjyqtarin e ndeshjes i cili është 3 vjet më i ri se mesfushori i djajve të kuq.