Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - ANGLIA

Challandes: Gabime të shumta, Anglia më e mira në Botë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Challandes: Gabime të shumta, Anglia më e mira në Botë


17 November, 2019 @20:28

Pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë, për media foli Bernard Challandes.

TABELAT E GRUPEVE KUALIFIKUESE

“Qëllimi i këtyre kualifikimeve ishte që të mësojmë dhe e arritëm këtë gjë.

Sonte bëmë gabime që nuk duhet të ndodhin ndaj një skuadre si Anglia, e cila për mua është më e mira në Botë. Ka qenë javë intensive dhe u vërejt edhe lodhja, pasi që për dallim nga Anglia, nuk e kemi lluksin që të bëjmë shumë ndryshime.

Nuk di shumë për Maqedoninë Veriore dhe nuk dua të flas për të. Do të udhëtoj në Shkup të martën që vjen dhe do të filloj të mësoj më tepër për ta.” - u shpreh Challandes në konferencë.

Pas humbjes së sontme, Kosova përfundimisht e përfundon grupin kualifikues në vendin e tretë, ndërsa në Evropian nga ky grup shkojnë Anglia e Çekia.


 
Të gjitha lajmet nga