Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT

Challandes shpall listën e parë për Ligën e Kombeve 20/21

Challandes shpall listën e parë për Ligën e Kombeve 20/21


25 August, 2020 @16:21

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka shpallë listën e të ftuarve për ndeshjet e Kosovës ndaj Molldavisë dhe Greqisë.

Lista e Challandesit është ajo e zakonshmja e Kosovës tashmë, pa ndërrime të mëdha, por vërehet dukshëm mungesa e Vedat Muriqit!!!

Si mungesë duhet theksuar edhe Edon Zhegrovën, përkundër se pritej një gjë e tillë.

Derisa në listën rezervë dhe në përballje ndaj Greqisë ekipit do t’i bashkohen edhe disa futbollistë shtesë.

Të ftuarit:

PORTIERË: Ujkani, Muric, Bekaj;

MBROJTËS: Vojvoda, Hadërgjonaj, Rrahmani, Aliti, Dresevic, Kololli, Paqarada.

MESFUSHORË: Kryeziu, Halimi, Voca, Hasani, V. Berisha, Celina.

SULMUES: Rashani, Zeneli, B. Berisha, Rashica dhe Nuhiu.

Për duelin ndaj Greqisë, nga ekipi i Kosovës U21 do t’i bashkohen edhe:

Lirim Kastrati, Florent Muslija e Arbenit Xhemajli.

Ndërsa në listën rezervë të të ftuarve janë:

Anel Rashkaj, Mirlind Kryeziu dhe Florian Loshaj.

Kosova duelet e para në Ligën e Kombeve 2020/21 do t’i ketë ndaj Molldavisë e Greqisë.

Molldavia-Kosova zhvillohet më 3 shtator në Ennio Tardini të Parmës.

Ndërsa Kosova-Greqia pritet të zhvillohet më 6 shtator në Fadil Vokrri të Prishtinës. 


Kosovo


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve