KOSOVA - SPANJA

Foto: FFK
Challandes: Spanja e fortë, na duhet paraqitje speciale
7 September, 2021 @17:35
Një ditë para ndeshjes me Spanjën, konferencë për shtyp në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” sot mbajti Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.
“Spanja është përfaqësuese e fortë dhe normalisht që nuk do të jetë e lehtë, por do të provojmë t’i befasojmë.
Ata zakonisht kanë posedim të madh të topit dhe bëjnë presion, por ne nuk do të dorëzohemi dhe do ta luajmë lojën tonë. Të them se është e pamundur të fitojmë, nuk do të ishte në rregull, por që ajo të ndodhë, duhet të zhvillojmë një ndeshje speciale.” - u shpreh Challandes.
Mes tjerash, me shaka ai shtoi:
“Mund të ankohem te FIFA që mos ta kemi Spanjën në grup, pasi që ata e mbajnë topin vetëm për vete, nuk na lejojnë të luajmë.”
Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet nesër mbrëma (8 shtator) me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë.