Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Challandes tregon pse nuk i ftoi Berishën dhe Zhegrovën

Challandes tregon pse nuk i ftoi Berishën dhe Zhegrovën


31 May, 2021 @21:12

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, së bashku me futbollistin, Amir Rrahmani, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp, ku kanë folur për gjendjen aktuale në përfaqësuese para ndeshjes së nesërme ndaj San Marinos.

Challandes fillimisht tha se kjo ndeshje do të shërbejë për t’i parë disa futbollistë të rinj të cilët janë ftuar në këtë grumbullim.

Lidhur me mungesën e Bernard Berishës dhe të Edon Zhegrovës në këtë grumbullim, trajneri zviceran tha se kjo ishte zgjedhja e tij si trajner. Ai shtoi se në pozitat ku luajnë këta dy futbollistë ka vendosur që në këto miqësore t’i ketë lojtarët si Kastrati, Rashica, Zeneli dhe Bytyqi.

Kosova me San Marinon do të luajë nesër nga ora 18:00 në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër përfaqësueses së Maltës.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja