ENGLISH
Chelsea e Newcastle, përpara
14 March, 2013 @22:57
Dështimi i ekipeve angleze në Ligën e Kampionëve, është mbuluar sadopak nga suksesi i tyre në Europa League, edhepse gara e Europa League është vetëm hije e Ligës së Kampionëve.
Chelsea ka arritur që të rikthehet me 3-1 në Stamford Bridge pas disfatës 0-1 në Bukuresht. Juan Mata 31’, John Terry 58’ dhe Fernando Torres 71’ kanë qenë golashënues për ekipin e Rafael Benitezit, derisa Chiriches u ka mbajtur gjallë shpresat rumunëve me golin e tij në minutën e 45-të.
Newcastle ka arritur të mposht Anzhin 1-0 me golin e shënuar nga sulmuesi senegalez Pappis Cisse, që shënoi në minutën e fundit shtesë 90+4’ për të siguruar çerekfinalen për ekipin e udhëhequr nga Alan Pardew.
Lazio me gjysmë ekipi të parë, ka arritur të mposht përsëri Stuttgartin sa për të konfirmuar dhe për të fituar përvojë edhe disa futbollistë tjerë në Europë. Sulmuesi i ri çek, Libor Kozak, ka shënuar hat-trick në ndeshjen e sontme.
Fenerbahçe edhe pse është mbrojtur në fund nga rreziku çek, Victoria Plzen, ka arritur që me rezultat të barabartë 1-1 të sigurojë çerekfinalen. Kanarinat e Stambollit kishin fituar në ndeshjen e parë në Çeki 0-1 dhe këtë avantazh e ruajtën deri në fund të ndeshjes së sontme për të dalë te tetëshja më e mirë e Europa League.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Fenerbahçe - Victoria Plzen | 1-1 | Fenerbahçe kualifikohet | |
Bordeaux - Benfica | 2-3 | Benfica kualifikohet | |
Newcastle - Anzhi | 1-0 | Newcastle kualifikohet | |
Lazio - Stuttgart | 3-1 | Lazio kualifikohet | |
Chelsea - Steaua | 3-1 | Chelsea kualifikohet |