Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E

Chelsea ‘feston’ me humbje

Chelsea ‘feston’ me humbje


26 November, 2013 @23:31

Futbollistët e Chelseat kanë përjetuar emocione të dyfishta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Baselit. Londinezët të cilët ishin të zhgënjyer me humbjen me rezultat minimal 1-0, iu gëzuan kualifikimit pasi ndeshja tjetër e grupit ndërmjet Steauas dhe Schalkes përfundoi pa gola.

Në të vërtetë ekipi i Jose Mourinhos ishte afër që të kthehej së paku me një pikë në shtëpi, por këtë e  mohoi egjiptasi, Mohamed Salah, i cili shënoi në minutën e 87’.

Futbollisti shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, ishte titullar në këtë ndeshje, ndërkaq në minutën 71’ u zëvendësua shqiptari tjetër i skuadrës zvicerane, Arlind Ajeti.

Megjithë humbjen, Chelsea vazhdon të kryesojë në grup me nëntë pikë, i ndjekur nga Baseli me 8 dhe Schalke me 7 pikë. Këta të fundit do të luajnë ndërmjet vete në ndeshjen kritike të xhiros së fundit për ta përcaktuar skuadrën e dytë që do të kualifikohet nga ky grup.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League