GRUPI F

Gjermanët nuk dorëzohen
26 November, 2013 @23:04
Borussia Dortmund ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e luajtur në stadiumin Signal Iduna Park filloi me raste të shpejta. Vendasit fituan një penallti në minutën e dhjetë, të cilën e shndërroi në gol Marco Reus.
Në minutën 60’ rezultati u dyfishua me golin e Jakub Blaszczykowskit, i cili shënoi pasi u shërbye nga autori i golit të parë, Reus.
Shpresat e mysafirëve u ngjallën kur Lorenzo Insigne shënoi në minutën 71’ për rezultatin 2-1, mirëpo kjo shpresë zgjati vetëm shtatë minuta pasi Aubamayang shënoi golin e tretë për Dortmundin për ta përcaktuar rezultatin final 3-1.