GRUPI F

Action Images
Wilshere shënon, Arsenali feston
26 November, 2013 @22:33
Ndeshja filloi me gol, pasi mesfushori anglez, Jack Wilshere, shënoi në minutën e parë të takimit për ta ngritur në epërsi skuadrën e tij.
Londinezët nuk e shfrytëzuan rastin për ta dyfishuar epërsinë në minutën 38’, kur Mesut Ozil doli të jetë i pasaktë nga penalltia.
Në minutën 65’ përsëri në skenë doli Jack Wilshere. Futbollisti 21 vjeçar shënoi golin e dytë të tij, dhe njëkohësisht të skuadrës së tij në ndeshje, duke ia siguruar kështu fitoren e katërt Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore, Arsenal tani ka 12 pikë dhe gati ka siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm nga vendi i parë në grup, derisa Napoli dhe Borussia Dortmund janë në përcjellje me nga 9 pikë.