FA CUP

Foto: Chelsea Football Club
Chelsea i kthehet fitores, poker ndaj Morecambe
10 January, 2021 @16:30
Chelsea i është rikthyer fitoreve. Blutë mposhtën me Morecambe në Stamford Bridge, me rezultat 4-0 në kuadër të FA Cup.
Mason Mount e hapi serinë e golave në minutën e 18’, ndërsa Timo Werner në minutën e 44’ shënoi pas një kohe të gjatë për 2-0, rezultat me të cilin pëfundoi pjesa e parë.
Me fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49’ Hudson-Odoi shënoi për 3-0, kurse goditjen finale Morecambes ia dha Havertz në minutën e 86’, për ta kualifikuar Chelsean në rrethin tjetër të garës.
Përveç Chelseat, nga skuadrat e mëdha më tutje sot kaloi edhe Manchester City, që e eliminoi Birminghamin.