ZYRTARISHT
Chelsea kompleton marrëveshjen me Timo Wernerin
18 June, 2020 @11:24
Chelsea ka arritur marrëveshje përfundimisht me lojtarin dhe Leipzigun për të nënshkruar kontratë me futbollistin gjerman, Timo Werner.
Ekipi nga Stamford Bridge do të paguajë 50 milionë euro ekipit gjerman, ndërsa kontrata e Wernerit do të jetë 5-vjeçare me ekipin londinez.
“Futbollisti 24-vjeçar ka arritur marrëveshje me klubin tonë dhe do të përfundojë stinorin me ekipin e tij aktual, pas së cilës do të arrijë në Londër për të kryer testet mjekësore para se të vesh fanellën e Chelseat,” ka bërë të ditur ekipi i kaltër i Londrës sot.
Werner ka qenë lojtari i vetëm që ka arritur të bëj garë me Robert Lewandowskin këtë stinor në Bundesligë, sa i përket numrit të golave të shënuara. Derisa polaku deri tash ka dhënë 31 gola, gjermani që do të bëhet i Chelseat shpejt ka shënuar 26. Asnjë lojtar tjetër në Bundesligë s’ka arritur shifrën e 20 golave të shënuara.