Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVENIMI NE PORTE

Chelsea merr portierin e Rennesit

Edouard Mendy, pritet te zyrtarizohet si lojtar i ri i Chelseat shume shpejte/ Foto: eurosport

Chelsea merr portierin e Rennesit


21 September, 2020 @19:28

Pas telasheve të shumta me portierin spanjoll Kepa, Chelsea ka intervenuar në portë duke arritur marrëveshje me portierin e Rennesit.

Edouard Mendy 28-vjeçar është kërkuar nga Frank Lampard për të rritur konkurerencën ndaj Kepës në ekip dhe BBC Sport ka bërë të ditur se të kaltërit e Londrës kanë arritur marrëveshje me lojtarin dhe ekipin dhe janë në prag të zyrtarizimit të transferit.

Në sezonin e kaluar porteri i Rennesit Mendy ka pasur 24 ndeshje me portë të paprekur në Ligue 1, krahasuar me vetëm tetë nga Kepa në 33 paraqitje të Premier Ligës.

Përqindja e mbrojtjeve të bëra nga Mendy ka qenë 76.3% duke pranuar gol në çdo 114min lojë. Ndërsa Kepa ka pasur përqindje të mbrojtjeve 53.5%, duke pranuar gol në çdo 63 minuta lojë.

Kepa është kritikuar mjaft në dy vitet e fundit për disa gabime trashanike, ndërsa një gabim tjetër ka qenë vendimtar për intervenim të Lampardit - ai ndaj Liverpoolit në fundjavën që e lamë pas.


 
Të gjitha lajmet nga