PARA REVANSHIT

REUTERS/Arkiv
Chelsea në telashe
23 April, 2014 @11:09
Chelsea, ekipi i vetëm i mbetur nga ishulli në gara europiane aktualisht, do të paraqitet pa disa nga lojtarët kryesor në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Pas lëndimit të mbrëmshëm të Petr Cech dhe John Terry, si dhe mosparaqitjes për shkak të kartonave të verdhë të mbledhur nga Frank Lampard e John Obi Mikel, Jose Mourinho do të duhet të gjejë zgjidhje tjetër për të arritur finalen.
Ndeshja e parë ndërmjet dy skuadrave e zhvilluar mbrëmë në Vicente Calderon të Madridit, përfundoi me barazim pa gola, 0-0.