MAN UTD

Vjen Giggs
22 April, 2014 @13:14
Ylli uellsian i Manchester Unitedit, që po kalon ditët e fundit të karrierës së tij si futbollit, Ryan Giggs, do të duhet të nxjerrë më të mirën për djajt e kuq në katër xhirot e mbetura të stinorit 2013/14.
Giggs, ashtu edhe siç u përfolë, do të merr në drejtim të përkohshëm timonin e Manchester Unitedit, që sot në mëngjes nëpërmjet një komunikate njoftoi për largimin e skocezit David Moyes nga detyra e tij.
Në katër ndeshjet e mbetura të Manchester Unitedit, Giggs do të luftojë që së paku t’ia sigurojë Europa League ekipit të tij.
Manchester do të luaj me dy skuadrat ndër më të rrezikuara për rënie nga liga Norwich City dhe Sunderland, para se të takohet me Hull City (të gjitha këto në Old Trafford) dhe në xhiron e fundit të udhëtojë te Southampton.
Ndihmës i Giggsit do të jetë Nicky Butt.