Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CALDERON

Mourinho blindon Costan për 0-0

CFC

Mourinho blindon Costan për 0-0


22 April, 2014 @22:33

Chelsea dhe Jose Morinho arritën atë që deshën në Vicente Calderon. Me ekip të koncentruar plotësisht në mbrojtje, ata arritën që të izolojnë sulmet e Atletico Madridit dhe të nxjerrin barazimin 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Vetë përbërja e Chelseat, sonte foli shumë. Largo portierin, Ashley Cole, John Terry, Gary Cahill, David Luiz, Azpilicueta, Obi Mikel e Ramires - të gjithë të orientuar mentalisht në mbrojtje ishin në 11-shen e parë të ekipit londinez, përkundër pozitave në fushë të shpërndara nga Mou. 

Mbrojtja e çeliktë

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në dominim të vendasve. Atletico Madrid kërkonte nga çdo anë të gjente Diego Costan, por John Terry e Gary Cahill - të përkrahur taktikisht nga David Luiz, nuk lëshuan pe asnjëherë gjatë kësaj pjese. 

Dukej se Jose Mourinho, kishte udhëtuar për Madrid për të mos pësuar gol, derisa Fernando Torres i vetmuar në sulm, derisa i vinte përkrahja nga krahët brazilian Ramires e Willian - bllokohej lehtë nga dyshja e Rojiblancove, Miranda e Diego Godin. 

As loja e shpejtë s’bëri punè

Ndeshja u hap në pjesën e dytë, kur Terry u zënvedësua me Andre Schurrlen. E Diego Simeone futi në lojë Arda Turanin, që u rikthye nga lëndimi, në vend të brazilianit Diego. 

Sidoqoftë, përkundër se u shpejtua loja, Atletico Madrid mbeti duke kërkuar, e Chelsea duke tentuar nga ndonjë kundërsulm. 

Chelsea-it iu lëndua portieri Petr Cech në fillim të ndeshjes (minuta 18) dhe u zëvendësua detyrimisht nga veterani 41 vjeç, Mark Schwarzer - që tregoi aftësitë e tij në të shumtën e kohës. 

Atletico Madrid tregoi më shumë në këtë ndeshje, derisa finalisti do të përcaktohet pas ndeshjes së ardhshme që zhvillohet në Stamford Bridge, ku do të del një Chelsea tjetër sigurisht. 


DUELI SHQIPTAR

Zurich, fiton Kupën e Zvicrës

International/Sportistë shqiptarë në botë

Zurich, fiton Kupën e Zvicrës

22/04/14 @ 15:39

MAN UTD

Stinori më i keq në histori

Premier League

Stinori më i keq në histori

22/04/14 @ 13:40

MAN UTD

Vjen Giggs

Premier League/Transfere

Vjen Giggs

22/04/14 @ 13:14

FREIBURG

Mehmedi, në ekipin e javës

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Mehmedi, në ekipin e javës

22/04/14 @ 13:05

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League