DUELI SHQIPTAR

Weltfussball
Zurich, fiton Kupën e Zvicrës
22 April, 2014 @15:39
Zurich ka arritu që të mposht Baselin në finalen e djeshme të Kupës së Zvicrës dhe të merr trofuen e Kupës për herë të parë që nga viti 2005.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe lojtari me origjinë shqiptare, Berat Xhimshiti kanë qenë pjesë e ekipit në këtë fitore të madhe të Zurichut që me golat e Mario Gavranovicit në vazhdime siguruan fitoren ndaj Baselit, 2-0.
Për Baselin u paraqitën Arlind Ajeti dhe Naser Aliji.
Basel në vazhdime luajti me nëntë lojtarë në fushë pas dy kartonave të kuq të treguar nga referi i ndeshjes.