ZYRTARE

REUTERS
Chelsea oferton për Rooney
18 July, 2013 @0:48
Me një njoftim zyrtar në faqen e saj, skuadra londineze Chelsea, ka bërë të ditur se i ka dërguar Manchester Unitedit, ofertë për sulmuesin e tyre Wayne Rooney.
Përfoljet e shumta për të ardhmen e sulmuesit anglez dhe qëndrimit të tij te kampioni anglez, janë ende të nxehta dhe Chelsea përveç tjerash ka bërë të ditur se oferta e tyre ka qenë e pastër dhe nuk ka pasur futbollistë të shtuar në ofertë plus të holla, siç kanë raportuar disa media britanike se në ofertë ka qenë i përfshirë David Luiz dhe Juan Mata.
Qëndrimi i Rooneyt në Manchester United është vënë në dyshim edhe më të madh pas deklaratës së trajnerit të ri të kampionit, David Moyes, se anglezi do të jetë mbulim për sulmuesin kryesor të skuadrës, Robin Van Persie, që shkëlqeu në stinorin e parë të tij te djajt e kuq, prej se erdhi nga Arsenali.
Jose Mourinho ka pranuar se i pëlqen Rooney dhe se Chelsea është i gatshëm për blerjen e tij nëse vetë futbollisti dhe ekipi i tij janë të gatshëm për një gjë të tillë.