Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FULHAM - CHELSEA

Chelsea s’gabon në “Craven Cottage”

Chelsea s’gabon në “Craven Cottage”


3 March, 2019 @16:59

Pas disa rezultateve të dobëta në muajin shkurt, Chelsea dalëngadalë ka filluar ta marrë veten.

Fillimisht skuadra e Sarrit fitoi ndaj Tottenhamit në mesjavën që e lamë pas, ndërsa me pikë të plota ‘blutë’ e Londrës e mbyllën edhe takimin e sotëm ndaj Fulhamit.

TABELA AKTUALE

Në derbin e Londrës Perëndimore, Chelsea u tregua skuadër më e mirë se Fulhami, që pas shkarkimit të Ranierit sot ishte i drejtuar nga Scott Parker, për ta shënuar kështu një fitore të rëndësishme në luftën për vendet që dërgojnë në Champions League.

Përkundër humbjes, Fulhami sot zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, mirëpo porta e Chelseat u shpëtua në disa raste nga i shumëpërmenduri kohëve të fundit, portieri Kepa.

Siç po shihet, Fulhami bashkë me Huddersfieldin vitin tjetër do të garojnë në Championship.


 
Të gjitha lajmet nga