JUVE
Chiellini motivon shokët
5 June, 2015 @20:47
Qendërmbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka pranuar se posa u rrëzua në stërvitje nga dhimbja e ka ditur se do të mungojë në finale.
“E kuptova menjëherë. Edhepse dëshiroja të isha gabim, kjo nuk qe e mundur,” ka shkruar Chiellini në llogarinë e tij personale në Twitter.
“Finalja e Ligës së Kampionëve ka qenë ëndërr e imja që nga fëmijëria, por ndonjëherë fati është i çuditshëm,” ka shtuar ai.
Sidoqoftë, ai ka thënë se Juventusi është ekip që përbëhet nga lojtarë të mëdhenjë dhe se ata do të luftojnë deri në atomin e fundit të tyre në fushë për të arritur trofeun e Ligës së Kampionëve.
Finalja Juventus-Barcelona luhet nesër mbrëma me fillim prej orës 20:45 në Berlin të Gjermanisë.