Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 2-0 VËLLAZNIMI

Christian Mba sërish, Trepça’89 pa konkurrencë

Fotot: Trepça89/fb

Christian Mba sërish, Trepça’89 pa konkurrencë


16 April, 2022 @21:00

Futbollisti afrikan i Trepçës’89, Christian Mba, përsëri është treguar vendimtar, ndërsa ekipi i Shpëtim Idrizit duket i pakonkurrencë në Ligën e Parë Grupi A, derisa sot mposhti edhe Vëllaznimin në Riza Lushta për të ruajtur epërsinë në krye të renditjes ndaj ndjekësve.

Trepça’89 2-0 Vëllaznimi [Christian Mba 75, 84] ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, derisa pas pjesës së parë pa gola, mitrovicasit kanë shpërthyer në 15 minutat e fundit të ndeshjes për të fituar duelin dhe për të kapur tri pikët e reja në ligë.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e katërt radhazi e ‘89-shit, ndërsa Vëllaznimi në anën tjetër ka bërë një hap prapa në ndjekjen e vendit të dytë, që siguron barazhin për Superligë.

Gjakovarët do të kërkojnë të konsolidojnë pikët e humbura sot në përballje ndaj Lirisë në xhiron që vjen, derisa mitrovicasit e qetë, kërkojnë edhe një fitore për të siguruar Superligën 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë