CITY - LIVERPOOL
City deklason Liverpoolin dhe merr kreun
9 September, 2017 @15:28
Në ndeshjen hapëse të xhiros së IV në Premier League, Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Liverpoolin e drejtuar nga gjermani Klopp, për t’u ngjitur kështu në krye të klasifikimit.
Edhe pse City veç e kishte krijuar epërsinë 1-0 përmes Agueros, momenti kryesor që ndikoi në rrjedhën e lojës ishte përjashtimi i Sadio Manes pak para fundit të pjesës së parë. Mane u ndëshkua me të kuq për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj portierit vendas Ederson, ndërhyrje e cila e la të lënduar dhe e detyroi zëvendësimin e portierit në fjalë.
Më pas, gjithçka u bë më e lehtë për ‘Citizens’, të cilët në vazhdim të ndeshjes shënuan edhe 4 herë dhe takimi u mbyll me shifrat 5-0.
Kjo humbje është e para për Liverpoolin sivjet, kurse City tashmë ka 10 pikë dhe ndodhet në krye të ligës të paktën përkohësisht.